Aktualitet

EMRI/ Sekuestrimi i pasurisë 400 mijë $ të biznesmenit, Policia: Do i dërgonte në Australi tek vëllai, vepruam bashkë me Prokurorinë

Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga Gavoci, për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.
Featured image of article: EMRI/ Sekuestrimi i pasurisë 400 mijë $ të biznesmenit, Policia: Do i dërgonte në Australi tek vëllai, vepruam bashkë me Prokurorinë Aleksander Gavoci dhe foto ilustruse

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar për sekuestrimin e 400 mijë dollarëve të një biznesmeni në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat, Policia shkruan se u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit Aleksandër Gavoci, administrator i një shoqërie SHPK.  Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga Gavoci, për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.

Sekuestroja preventive ndaj një llogarie bankare të administratorit të në një shoqërie SHPK, pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Në zbatim të këtij procedimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” . Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal“, shkruan Policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al më herët ka raportuar këtë ngjarje, ku bëhet me dije se  Policia e Shtetit ka vepruar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment