Aktualitet

Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela dërgojnë vendimin për rekurs në Gjykatën e Lartë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tahiri bashkë me ish-kreun e Policisë së Vlorës, kanë depozituar sot rekursin në Gjykatën e Lartë dhe kundërshtojnë vendimin e Apelit të GJKKO.
Featured image of article: Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela dërgojnë vendimin për rekurs në Gjykatën e Lartë Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dërguar sot vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për rekurs në Gjykatën e Lartë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tahiri bashkë me ish-kreun e Policisë së Vlorës, kanë depozituar sot rekursin në Gjykatën e Lartë dhe kundërshtojnë vendimin e Apelit të GJKKO.

Po ashtu bëhet me dije se ata kërkojnë marrjen e vendimit nga Apeli dhe jo rigjykim nga shkalla e parë. Vendimi i Tahirit dhe Çelës vjen pak javë parsi, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm. Dyshja priste vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe tashmë çështja do rigjykohet nga e para.

Apeli në vendim ka bërë me dije se vendimi i parë më parë kishte shkelje, pasi ishin ndërruar akuzat, por nuk ishin njoftuar në kohë dy të pandehur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se ish-ministri është nën akuzë për trafik narkotikësh në kuadër të grupit kriminal. Gjykata e Krimeve të Rënda i dënoi Tahirin e Çelën për “shpërdorim detyre”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment