Politike

Rudina Hajdari mbledh grupin parlamentar, opozita e re: Të ndryshohet sistemi zgjedhor

Takimi vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit Politik, një këshill që do të krijohet si fryt i marrëveshjes konsensuale që u arrit dje mes palëve.
Featured image of article: Rudina Hajdari mbledh grupin parlamentar, opozita e re: Të ndryshohet sistemi zgjedhor Rudina Hajdari

TIRANE- Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar të deputetëve të opozitës së re në Parlament, ka mbledhur sot në një takim anëtarët e këtij grupi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fokus të takimit është informimi i deputetëve për takimin e zhvilluar dje me opozitën jashtë parlamentit për Reformën Zgjedhore.

Takimi vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit Politik, një këshill që do të krijohet si fryt i marrëveshjes konsensuale që u arrit dje mes palëve. Po të njëjtat burime sqarojnë se deputetët e opozitës së re, kërkojnë që në këtë këshill të diskutohet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, një pikë kjo e cila nuk ka gjetur përkrahje deri më tani, as nga opozita as nga PS.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment