Aktualitet

22 raste të reja me COVID-19, Kurbini, vatra më e nxehtë e 24 orëve të fundit me 12 të infektuar, harta zgjerohet në Tiranë, Shkodër e Krujë (SITUATA)

VIDEO
Fasoneria në Kurbin, një nga vatrat më të nxehta të koronavirusit në Shqipëri. 12 raste të reja janë zbuluar sot, ndërsa edhe në Krujë janë konfirmuar 5 raste. Numri i të shëruarve sërish është më i lartë se i atyre që janë COVID aktiv. 
Featured image of article: 22 raste të reja me COVID-19, Kurbini, vatra më e nxehtë e 24 orëve të fundit me 12 të infektuar, harta zgjerohet në Tiranë, Shkodër e Krujë (SITUATA) Eugena Tomini, perfaqesuese e ISHP

TIRANË- Rritet sërish numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. 22 raste janë zbuluar përgjatë 24 orëve të fundit, me një numër total 584 të të të infektuarve. Situata më e rëndë është në Kurbin, aty ku janë zbuluar 12 raste të reja. 3 raste janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë ndërkohë që edhe në Krujë ka 5 persona të tjerë të infektuar. Ndërkohë që lajmi i mirë është se 13 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327. Në të dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.

DEKLARATA E PLOTË: 

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja. Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327. Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 23 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 19 raste

Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment