
TIRANË– Dekreti i Presidentit Ilir Meta është rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Me 83 vota kundër, Kuvendi vendosi që të rrëzojë dekretin e Kreut të Shtetit.
Dy ditë më parë, Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Metës për ligjin për policinë.
I pranishëm në mbledhjen e Komisonit ishte dhe Ministri Sandër Lleshaj i cili tha se ligji është sjellë sepse ia detyron kodi i procedurës. Debati për ndryshimet në këtë ligj qëndrojnë tek kompetencat e Policisë për të përgjuar, por që më pas ky term u zëvendësua me ‘mbikqyrje’
(f.m/dosja.al)