Aktualitet

Ishin bllokuar me varkë në mes të detit, Policia shpëton disa qytetarë që rrezikonin të mbyteshin në Durrës

Sipas informacioneve mësohet se varka ishte bllokuar në zonën e Porto Romanos në Durrës, ndërsa ende nuk dihet se sa persona kanë rrezikuar të mbyten.
Featured image of article: Ishin bllokuar me varkë në mes të detit, Policia shpëton disa qytetarë që rrezikonin të mbyteshin në Durrës Foto ilustruese

DURRËS- Një varkë e vogël u bllokua sot pasdite në det. Sipas informacioneve mësohet se varka ishte bllokuar në zonën e Porto Romanos në Durrës, ndërsa ende nuk dihet se sa persona kanë rrezikuar të mbyten.

Më tej shtohet se varka është disa qindra metra larg nga bregu i detit dhe rrezikoheshin të mbyteshin.

Nga ana tjetër bëhet me dije se personat që kanë qenë duke lundruar kanë kërkuar ndihmën e Policisë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia nisi operacionin e shpëtimit dhe tashmë ka nxjerr varkën në breg bashkë me të gjithë personat që ndodheshin brenda saj. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment