Aktualitet

Rrahu me grushte kreun e njësisë në Lazarat, arrestohet Rediart Buzheri, në kërkim i ati që bashkëpunoi me të

Mëngjesin e sotëm, afro dy javë pas ngjarjes që ndodhi në Lazarat, pas të cilës Buzheri u shpall në kërkim, është arrestuar. Ndërkohë, që në kërkim është ende babai i Buzherit, Islami, i cili gjithashtu akuzohet se ka rrahur Bashën.
Featured image of article: Rrahu me grushte kreun e njësisë në Lazarat, arrestohet Rediart Buzheri, në kërkim i ati që bashkëpunoi me të Rediart Buzheri

GJIROKASTËR– Rediart Buzheri, i riu që bashkë me të atit dhunoi dhe rrahu me grushte administratorin e Njësisë Administrative Lazarat, Muharrem Basha, është vënë në pranga.

Mëngjesin e sotëm, afro dy javë pas ngjarjes që ndodhi në Lazarat, pas të cilës Buzheri u shpall në kërkim, është arrestuar. Ndërkohë, që në kërkim është ende babai i Buzherit, Islami, i cili gjithashtu akuzohet se ka rrahur Bashën.

Më 28 gusht, babë e bir Islam dhe Rediart Buzheri, rrahën dhe goditën me grushte Muharrem Bashën, administratorin e Njësisë Administrative Lazarat. Fillimisht babë e bir janë konfliktuar me Bashën për pastrimin e urës në Lazarat. Më pas sherri ka agravuar dhe ata kanë goditur me grushte dhe kanë dhunuar Bashën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas sherrit, Basha ka bërë kallëzim në polici, ndërsa Islam dhe Rediart Buzheri u larguan nga vendi i ngjarjes. Dosja.al ka zbardhur foton dhe detaje nga jeta e të riut. Rediart Buzheri është pjesë e strukturës së Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në rrjetet sociale, ai mban në kopertinë foton e Sali Berishës, ndërsa nuk mungojnë fotot e Azem Hajdarit, kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Flamur Nokës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment