Aktualitet

Rrahu dhe goditi policin, arrestoi 42-vjeçari në Tiranë… policia aksion të zgjeruar gjatë natës, 7 të prangosur, njëri i dënuar për vrasje në tentativë (DETAJET)

Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.
Featured image of article: Rrahu dhe goditi policin, arrestoi 42-vjeçari në Tiranë… policia aksion të zgjeruar gjatë natës, 7 të prangosur, njëri i dënuar për vrasje në tentativë (DETAJET) Foto nga arrestimi

TIRANË- 7 persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit, për disa vepra penale. Njëri prej tyre, F.P., 42 vjeç, u arrestua pasi kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë. Po ashtu, policia bvn me dije se një 28-vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, nuk i është bindur urdhërit të punonjsve të policisë për të ndaluar. Edhe dy shtetas të tjerë u arrestuan pasi u kapën në shkelje të Kodit Rrugor.

NJOFTIMI I PLOTE:

Tiranë Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.P., 42 vjeç, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka kundërshtuar me dhune dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.S., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, nuk i është bindur urdhërit të punonjsve të policisë për të ndaluar, duke tentuar të largohej. Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat. Specialisët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

•L.T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”,
u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;

•V.N., 38 vjeç, F.A., 42 vjeç dhe K.H., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment