Aktualitet

Aksion me të shtëna/ RENEA ‘blindon’ Peqinin, rrethon pranë burgut Talo Çelën, një nga armët e gjetura në Shkumbin ekzekutoi mikun e tij, Ramazani

  • Dyshohet se pranë burgut është rrethuar Talo Çela
  • Për ketë arsye, pas marrjeve të informacooneve për vendndodhjen e Talo Çelës, edhe pse ditët e fundit kanë dëashtuar tre operacione për kapjen e tij, RENEA ka zbarkuar në Peqin.
    Featured image of article: Aksion me të shtëna/ RENEA ‘blindon’ Peqinin, rrethon pranë burgut Talo Çelën, një nga armët e gjetura në Shkumbin ekzekutoi mikun e tij, Ramazani Talo Çela

    PEQIN– Talo Çela, i shumëkërkuari për disa ngjarje kriminale është rrethuar mbrëmjen e sotme nga forcat RENEA. Tre ditë pasi polumbarët gjetën dy armë zjarri në lumin Shlumbin, ekspertiza ligjore ka zbulurar se njëra prej tyre është përdorur në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, mikut të Çelës.

    Për ketë arsye, pas marrjeve të informacooneve për vendndodhjen e Talo Çelës, edhe pse ditët e fundit kanë dëashtuar tre operacione për kapjen e tij, RENEA ka zbarkuar në Peqin.

    Lagjia e rrethuar është lagjia Teqe, pranë burgut në Peqin. Ky aksion është shoqëruar edhe me përplasje armësh mes të shumëkërkuarit dje efektivëve. Në vijim priten detaje të tjera, për të parë nëse ky operacion do të vendosë në pranga të shumëkërkuarin.

    Forcat RENEA kanë ushtruar gjithashtu kontrolle në disa shtëpi në Peqin, pas dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në qytetin e Elbasanit, ajo e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

    Kush është Talo Çela?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Talo Çela është shpallur në kërkim edhe për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar. Aki akuzohet se për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

    Vrasjet në Elbasan

    Aktualisht në burg për dy vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe masakrimin për vdekje të Regis Runajt, janë lënë dy të rinjtë, Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili. Ky i fundit akuzohet se ka masakruar duke goditur 27 herë me thikë Regis Runajn, mbrëmjen e 29 korrikut, pasi të dy bashkë, edhe nën shoqërinë e Hoxhës, konsumuan lëndë narkotike. Dy të arrestuarit, akuzohen gjithashtu se kanë pasur rolin e informatorit në ekzekutimin e Ramazanit.

    (f.m/dosja.al)

    • 23:43

      Talo Çela është rrethuar në lagjen Teqe pranë burgut në Peqin, i shumëkërkuari përplaset me armë me RENEA-n

      Talo Çela, i shumëkërkuari i momemtit ësjtë rrethuar në lagjen Teqe, pranë burgut të Peqinit, por ende nuk është finalizuar kapja e tij. Mësohet se forcat RENEA e kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërkohë që ky aksion është shoqëruar me të shtëna, mes të shpallurit në kërkim dhe forcave të policisë.

    • 23:19

      Kontrollet nga RENEA në Peqin, dyshohet se pranë burgut është rrethuar Talo Çela, miku i të ekzekutuarit Ramazani që kërkohet për grabitjen në Rinas dhe vrasjen e vëllezërve Haxhia

      ENEA dyshohet se ka rrethuar Talo Çelën në Peqin. Dosja.al mëson se operacioni i zhvilluar me shumë bujë mbrëmjen e sotme, ka në fokus pikërisht të shumëkërkuarin Çela, i cili rezultoi se ishte edhe mik i Emiljano Ramazanit, 39-vjeçarit që u ekzekutua më 20 korrik tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’ në Elbasan. Mësohet se Çela mund të jetë rrethuar afër burgut të Peqinit, por nuk dimë të themi nëse ky operacion do të mbyllet me arrestimin e tij. Ditët e fundit, mësohet se kanë dështuar tre operacione në kapjen e tij. Talo Çela është shpallur në kërkim edhe për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar. Çela gjithashtu akuzohet se ka ekzekutuar dy vëllezërit Haxhia në Durrësi, Besmir dhe Viktorin, pikërisht për paratë e vjedhura në Rinas. Siç është raportuar, dyshohet se Çela u kishte dhënë vëllezërve Haxhia që të ruanin një pjesë të parave të grabitura në Rinas, pork ur ka shkuar që t’i marrë mbrapsht, dy vitkimat kanë deklaruar se ua kanë vjedhur. Pikërisht, ky dyshohet se ka qenë shkaku i vrasjes.

    Shto Koment