Aktualitet

Rëndohet sërish bilanci, nxirren të pajetë dy trupa nga familja Reçi në Durrës (VD)

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes zyrtarisht numri i viktimave është 30, por burime nga vendet e ngjarjes flasim për 35 viktima. 
https://www.dailymotion.com/video/x7ojf0q Përditësuar:

DURRËS- Dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat në një pallat në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se viktimat janë Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e birë. 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes zyrtarisht numri i viktimave është 30, por burime nga vendet e ngjarjes flasim për 35 viktima. 

Tragjedia në familjen Reçi është thelluar, pasi nurmi i viktimave është bërë 3, pasi më herët ka vdekur dhe 25-vjeçarja Kristi Reçi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment