Aktualitet

193 viktima dhe 2814 të sëmurë aktivë/ Rëndohet bilanci i Covid-19 në Shqipëri, vdesin 4 pacientë në 24 orët e fundit, mbyllet Drejtoria Arsimore në Elbasan

VIDEO
  • Mbyllet Drejtoria Arsimore në Elbasan, drejtoresha rezulton me Covid-19
  • Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, informoi se katër pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin e viktimave në 193 në total. Një 76-vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar; një 75-vjeçar dhe një 76-vjeçar nuke kanë fituar dot betejën me Covid-19.
    Featured image of article: 193 viktima dhe 2814 të sëmurë aktivë/ Rëndohet bilanci i Covid-19 në Shqipëri, vdesin 4 pacientë në 24 orët e fundit, mbyllet Drejtoria Arsimore në Elbasan Marjeta Dervishi, ISHP
    Përditësuar:

    SHQIPËRI– 193 viktima, 2814 persona aktivë me Covid-19 dhe 3268 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, informoi se katër pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin e viktimave në 193 në total. Një 76-vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar; një 75-vjeçar dhe një 76-vjeçar nuke kanë fituar dot betejën me Covid-19.

    Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 124 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid-19.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse. Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19, që janë në banesë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Një apel edhe për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
    Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

    COVID-19 – Statistika (8 Gusht 2020)

    Testime totale 45381
    Raste pozitive 6275
    Raste të shëruara 3268
    Raste Aktive 2814
    Humbje jete 193
    (Qarku Tiranë 94, Shkodër 32, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 1572
    Durrës 354
    Shkodër 238
    Fier 105
    Vlorë 102
    Kukës 96
    Lezhë 91
    Korçë 84
    Elbasan 64
    Berat 44
    Dibër 34
    Gjirokastër 30

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment