Aktualitet

Rea, vajza e Linda Ramës, fiton gjyqin me Artur Zhejin dhe 7 portale, gjykata: Dëmshpërblim dhe përgënjeshtrim

Dosja.al ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës, ku shihet se gjyqtari Julian Haxhiu ka vendosur që pala e paditur që ka humbur gjyqin t'i paguajë Xhillarit një dëshpërblim, si edhe të heqë lajmin e botuar e më pas të publikojë edhe përgënjeshtrimin. 
Featured image of article: Rea, vajza e Linda Ramës, fiton gjyqin me Artur Zhejin dhe 7 portale, gjykata: Dëmshpërblim dhe përgënjeshtrim Gent Cakaj, Artur Zheji, Rea Xhillari dhe portalet e paditura
Përditësuar:

TIRANE– Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Ramës, Rea Xhillari, ka fituar gjyqin e hapur në muajin prill 2019 për shpifje me gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera online të cilat botuan një lajm me titull: Rea Xhillari bashkëjeton me Gent Cakajn. Dosja.al ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës, ku shihet se gjyqtari Julian Haxhiu ka vendosur që pala e paditur që ka humbur gjyqin t’i paguajë Xhillarit një dëshpërblim, si edhe të heqë lajmin e botuar e më pas të publikojë edhe përgënjeshtrimin.

Portalet që detyrohen t’i paguajnë Xhillarit dëmshpërblim si edhe shpenzimet gjyqësore janë respektivisht si më poshtë:

Syri.net, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Standart.al, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Telegraf.al, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Boldnews.al paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Artur Zheji dhe 360 gradë.al, 300 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Faxweb.al, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

JOQ Albania, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Në një letër për mediat, Xhillari tha se e vetmja shpresë e saj kundër padrejtësive është gjykata. Gjithashtu edhe ministri në detyrë Cakaj i cilësoi shpifje lajmet në media, duke theksuar se edhe ai do të ballafaqohej në Gjykatë me autorët e lajmit.

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “Rea, vajza e Linda Ramës, fiton gjyqin me Artur Zhejin dhe 7 portale, gjykata: Dëmshpërblim dhe përgënjeshtrim

  1. Si ka mundësi që vetëm këta vipat, kalamajtë dhe gratë e politikanëve i fitojnë gjygjet në këtë vend? Unë për vete kam 2 vite që kam paditur një institucion shtetëror dhe as nuk më ka dalë data e gjygjit. Për këta ka kohë gjykata, bëhet gati gjygji dhe gjykimi. Propagandë miq, se gjykata, as administrata nuk e rruan për qytetarin e thjeshtë…

    • Aah Medet per ne te gjoret cfare bajne aligarget x femijet e vet, populli i shkrete detyrohet te bahet "krimine,vrasesl" per te gjetur te drejten e vet, vtm se zhytemi akoma e ma shume kshu 😥

Shto Koment