Politike

Rama thirrje qytetarëve: Mos dilni pa autorizim nga shtëpia, masat e reja do jenë më të forta

VIDEO
Rama shkruan se shumica e qytetarëve janë super korrekt, por kështu duhet të jenë të gjithë.
Featured image of article: Rama thirrje qytetarëve: Mos dilni pa autorizim nga shtëpia, masat e reja do jenë më të forta Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lëshuar një tjetër mesazh për qytetarët dhe u kërkon që të mos dalin pa autorizim nga shtëpia. Në një reagim në Facebook, teska ka publikuar video të kontrolleve të policisë në rrugë, shton se masat e reja do jenë më të forta. Kreu i qeverisë më tej thotë se po bëhet diçka që do mbahet mend si më mrekulli nëse do rezistohet kështu deri në fund.

“🔴 U LUTEM TË GJITHË QYTETARËVE QË LËVIZIN GJATË DITËS NË QENDRAT URBANE TË MOS DALIN PA AUTORIZIM! SHUMICA DËRRMUESE JANË SUPER KORREKT DHE KËSHTU DUHET TË JENË TË GJITHË!

🔴 MASAT E REJA NDËSHKIMORE, TË CILAT DUHET TË GARANTOJNË NISMAT E MËPASME LEHTËSUESE, DO TË JENË SHUMË TË FORTA, POR UROJ TË MOS E PËSOJË AS EDHE NJË, PRANDAJ JU LUTEM TË GJITHËVE KORREKTESË 🔴 PO BËJMË DIÇKA QË DO TË MBAJMË MEND SI NJË MREKULLI, NËSE DO TË DIMË TË REZISTOJMË KËSHTU DERI NË FUND🙏“, shprehen Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët në një komunikim me qytetarët Rama paralajmëroi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Gjithashtu Rama, tha se të gjithë shqiptarët e mbetur në kufi do të futen në Shqipëri, por do të mbyllen në hotel për 14 ditë dhe do paguajnë shpenzimet e tyre. Nuk munguan as deklaratat politike në drejtim të opozitës.

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment