Politike

Rama mban fjalën, tërheq zyrtarisht padinë ndaj Haradinajt (DOKUMENTI)

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje ndaj kreut të AAK, Ramush Haradinaj. Rama njoftoi gjatë deklaratës së djeshme pas takimeve në Kosovë se e kishte njoftuar Haradinajn për veprimin e tij.
Featured image of article: Rama mban fjalën, tërheq zyrtarisht padinë ndaj Haradinajt (DOKUMENTI) Haradinaj dhe Rama

KOSOVË -Kryeministri Edi Rama ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje ndaj kreut të AAK, Ramush Haradinaj. Kreu i qeverisë shqiptare tha ditën e djeshme në një deklaratë për mediat pas takimeve politike në Kosovë, se e kishte njoftuar Haradinajn se do të tërhiqte padinë. Gjithashtu Rama shtoi, se do të bënte këtë gjë edhe zyrtarisht.

Dokumenti

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tur dy ditor në Kosovë, ku u takua me krerët e partive politike. Shkak për vizitën e tij, u bë publikimi i aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarëve të UÇK. Gjatë vizitës së tij, ai nuk mundi të takohej me Haradinajn. Ky i fundit u shpreh se nuk kishte kuptim që të takohej me një person që e kishte paditur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama paditi më 15 janar Haradinajn për shpifje. Kreu i qeverisë shqiptare pretendonte se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

(g./sh./dosja.al)

Shto Koment