Politike

Rama sulmon Bashën për takimin në Durrës: Rrezikon shëndetin e njerëzve për një pllakë gramafoni!

  • PD flakë për flakë/ Bardhi: Vatra e vetme e infeksionit është QSUT
  • Kryeministri Edi Rama akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka rrezikuar jetën e qytetarëve me grumbullimin e banorëve të zonës së ish-kënetës në Durrës. 
    Featured image of article: Rama sulmon Bashën për takimin në Durrës: Rrezikon shëndetin e njerëzve për një pllakë gramafoni! Edi Rama, kryeminister dhe Lulzim Basha, kryetar i PD

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin që kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e të shtunës në qytetin e Durrësit. Përmes Twitter, Rama ka shpërndarë një foto ku Basha duket mes dhjetra protestuesve dhe e akuzon se ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve për të shpërndarë mesazhe politike, që siç i quan ai janë “pllakë gramafoni”.

    POSTIMI I RAMËS:


    Paraditen e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar banorët në zonën e ish-kënetës në Durrës. Gjatë vizitës së tij, Basha u njoh më nga afër me problemet e qytetarëve. Kryedemokrati përsëriti akuzat ndaj Ramës, duke thënë se Ramavirusi ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, si dhe ka rritur taksat për 7 vite.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment