Politike

Lehtësimet dhe masat e reja/ Rama: Orari për pazar, deri në 14:40, burg për ‘trimat’ që hapin lokalet, dhe ata që marrin në makinë pensionistë

VIDEO
Rama tha se të gjitha ata që do të kapen në makinë me pensionistë, familjarë, e persona që s'kanë lidhje me daljen e tyre, do të vuajnë burgun përveç heqjes së patentës dhe sekuestrimit të makinës.
Featured image of article: Lehtësimet dhe masat e reja/ Rama: Orari për pazar, deri në 14:40, burg për ‘trimat’ që hapin lokalet, dhe ata që marrin në makinë pensionistë

TIRANË- Në ditët në vijim të gjithë qytetarët që duan të bëjnë pazare mund t’i bëjnë ato me makinat e tyre, por vetëm, dhe me autorizimin përkatës. Kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja lehtësuese dhe ato ndëshkuese. Rama tha se orari për të bërë pazaret shtyhet përtej 13:00, me 90 minuta më shumë, duke u mbyllur kështu në 14:40. Rama tha se të gjitha ata që do të kapen në makinë me pensionistë, familjarë, e persona që s’kanë lidhje me daljen e tyre, do të vuajnë burgun përveç heqjes së patentës dhe sekuestrimit të makinës. Burgu është zgjidhja për qeverinë edhe për ata që hapin lokalet. Po ashtu, çdo pajisje brenda ambientit do t’i kalojë shtetit.

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA:

Atëherë masat lehtësuese që ne duam të marrim kanë të bëjnë me aktivitetet e lejuara. Por marrja në makinë e personave të tjerë, familjarë do të ndëshkohet me disa vite, dhe do të caktohet, të heqjes së lejes së drejtimit, të sekuestrimit të makinës dhe të heqjes së lirisë. Marrja në makinë e një pensionisti do të ndëshkohet me heqje lirie, dhe me sekuestrim e heqje të lejes së drejtimit. Do të hapim orarin për të bërë pazaret, do të shtojmë edhe 90 minuta. Kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur, por me sanksione të forta, heqje lirie, heqje patente dhe sekuestrim makine. Kemi parë fenomenin e shëmtuar të hapjes së lokaleve nëpër lagje për trimat e lagjes. Kemi vënë gjoba prapë vazhdon historia. Janë shumë pak, por janë mjaftueshëm për të na bërë një dëm shumë të madh. Hapja e aktivitetit të ndaluar do të dënohet me heqje lirie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një videomesazhi në rrjetet sociale, ku njoftoi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Nesër do të shpërndahen 9500 pagat e para të luftës, ndërsa deri në fund të javës totali me 60, 442 paga. Nga nesër fasha e lëvizjes shtyhet me 90 minuta, duke shkuar kështu në 14:30 orari i mbylljes. Burg për ata që marrin në makinë pensionistë, familjarë e miq. Edhe pazaret nga nesër mund të bëhen me makinë private.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment