Aktualitet

Rama: Në Shqipëri mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës Sputnik 

Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruan se deri tani në vend kanë arritur 936 mijë doza vaksinash anti-Covid.
Featured image of article: Rama: Në Shqipëri mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës Sputnik  Edi Rama

TIRANË- 25 mijë doza vaksinash të Sputnik kanë arritur ditën e sotme në vendin tonë. Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruan se deri tani në vend kanë arritur 936 mijë doza vaksinash anti-Covid.

“Instituti i Shëndetit Publik – Sapo kanë mbërritur edhe 25 MIJË doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 MIJË sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vend. Ministrja Ogerta Manastirliu ndjek nga afër procesin dhe apelon qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes, pasi do të ulet fasha e vaksinimit”, shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 800 mijë qytetarë. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment