Politike

Rama komunikon me bankat: Paketa ekonomike për pasojat e COVID-19 do zgjerohet në muajin prill

Kryeministri nuk ka dhënë detaje mbi kategoritë që përfshihen në këtë zgjerim, por gjatë një bisede live në Euroneës, tha se klubet e futbollit, nuk do të jenë pjesë e paketës.
Featured image of article: Rama komunikon me bankat: Paketa ekonomike për pasojat e COVID-19 do zgjerohet në muajin prill

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin se paketa ekonomike për pasojat që ka sjellë Covid-19 në Shqipëri do të zgjerohet në muajin prill. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se ka komunikuar me drejtuesit e bankat për paketën financiare të luftës. Kryeministri nuk ka dhënë detaje mbi kategoritë që përfshihen në këtë zgjerim, por gjatë një bisede live në Euroneës, tha se klubet e futbollit, nuk do të jenë pjesë e paketës.

“Me bankat për paketën financiare të luftës; Vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; Zgjerimin e paketës gjatë muajit prill,”- shkruan kryeministri në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama ka prezantuar para pak ditësh planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Rama tha se ky është plani A, ku do të ketë shtim fondesh për shëndetësinë, 10 miliiardë për kompanitë që nuk paguajnë dot pagat e punonjësve, po ashtu përfshihen dhe falja e kamatvonesave për debitorët e OSHEE-së.

(f.m;f.g/dosja.al)

2 Komente në “Rama komunikon me bankat: Paketa ekonomike për pasojat e COVID-19 do zgjerohet në muajin prill

  1. Kudo qe ta bësh denoncimin kltu në shqipëri nuk funksionon pasi çdo gjë është e kapur nga qeveria. Spaku komplet rilindas në dorën e ramës.

  2. I nderuar Kryeminister, un qe po trajtohem me asistente, a kam te drejte te perfitohem nga kjo pakete: Ku asistenca per punetorin e lopates eshte ( sa per nje jave ) dhe pastaj te marrim borxhe… Ju lutem me konfirmoni a kam te drejte apo jo..

Shto Koment