Politike

Rama i përgjigjet Metës: Ilir, kam një lajm të keq për ty. Fluturimet rifillojnë normalisht, dokrrat me auditime vazhdoji me Leskon

Rama thotë se kjo çështje mund të vazhdojë në skutat e OFL-së bashkë me ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj.
Featured image of article: Rama i përgjigjet Metës: Ilir, kam një lajm të keq për ty. Fluturimet rifillojnë normalisht, dokrrat me auditime vazhdoji me Leskon Edi Rama dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e sheh rinisjen e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si një lajm të keq për presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se plani i Metës dhe i Saliut dështoi, ndërsa kërkesën e presidentit për të nisur një audit në Albcontrol e quan një “dokërr”. Rama thotë se kjo çështje mund të vazhdojë në skutat e OFL-së bashkë me ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj.

REAGIMI I PLOTË I RAMËS: 

Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët, në situatën e rënduar në Rinas, kreu i shtetit Ilir Meta kërkoi që Kontrolli i Lartë i Shtetit të fillojë sa më parë një auditim të plotë për të parë sesi janë menaxhuar financat e shoqërisë Albcontrol. Situata në Rinas është e rëndë pas më shumë se 24 orësh pa fluturime. Sot ka nisur një zhbllokim i pjesshëm i fluturimeve emergjente ndërsa nesër do të rinisin normalisht fluturimet me Evropën dhe botën.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment