Politike

Masat ndaj koronavirusit/ Rama: Fundjava e lirë për të gjithë, lejohen baret, restorantet dhe plazhi

  • Nga 1 qershori pa zona të kuqe, Manastirliu: Ja aktivitetet që do të jenë ende të mbyllura
  • Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë deklaratën për shtyp të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut duke theksuar se fundjavat do të jenë të hapura.
    Featured image of article: Masat ndaj koronavirusit/ Rama: Fundjava e lirë për të gjithë, lejohen baret, restorantet dhe plazhi Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar skenarin sesi vendi do të ‘lirohet’ nga masat e marra për përhapjen e koronavirusit duke nisur nga 1 qershori.

    Në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka shpërndarë deklaratën për shtyp të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut duke theksuar se fundjavat do të jenë të hapura.

    Kjo fundjavë do të jetë e lirë për qytetarët dhe bizneset hapur, përfshirë edhe lokalet (jashtë) apo plazhet vetëm për banorët e qyteteve bregdetare, ndërsa dalja nga zonat e kuqe e ndaluar deri të hënën,”-shkruan Rama.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në deklaratën e saj për shtyp, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije lehtësimin e masave shtrënguese kundër COVID-19, ku që nga 1 qershori nuk do të ketë zona të kuqe. Mbyllur do të vijojë të jetë transporti publik, ndërsa më datë 23 qershor do të hapen kinematë, klubet e natës, pishinat, etj.

    Deri më tani në Shqipëri janë shënuar gjithsej 1099 persona të infektuar. Ndërsa në spitalin Infektiv aktualisht po trajohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment