Politike

Rama flet pas mbledhjes së qeverisë: Ministrat kanë punuar të gjithë, disa prej tyre… (VD)

Në fjalën e tij Rama ka treguar detaje nga mbledhja e qeverisë, ku është shprehur dhe për punën e qeverisë, ku tha se të gjithë kanë punuar shumë mirë, por një pjesë e tyre nuk kanë mundur të përcjellin tek publiku punët e tyre.

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes disa orëshe të qeverisë në një hotel në Durrës.

Në fjalën e tij Rama ka treguar detaje nga mbledhja e qeverisë, ku është shprehur dhe për punën e qeverisë, ku tha se të gjithë kanë punuar shumë mirë, por një pjesë e tyre nuk kanë mundur të përcjellin tek publiku punët e tyre.

Kur sheh punën e bërë, vërtetë mendoj se është një punë e madhe  dhe një nga gjërat që ne do e shohim është komunikimi dhe informimi për këto punë. Ju me një pjesë keni të drejtë se ju keni lajme të tjera më të rëndësihme dhe nuk mund të fajosëheni, por në mund të fajësojmë veten pasi nuk ua tregojnë të gjitha ato që bëjmë?”, tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në Golem. Rama dhe minsitrat kanë bërë një bilanc të punës së si vitit 2019. Kreu i qeverisë ka bërë kritika të gjithë ministrave dhe u ka kërkuar më shumë rezultat. Po ashtu Kryeministri u ka kërkuar të gjithë ministrave që të jenë më aktiv në terren për të përballuar tërmetin e 26 nëntorit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment