Politike

Rama: E kam votuar Metën president, s’jam penduar! Se dija që do kishte qëllime të mbrapshta

Edi Rama tha se Meta u zgjodh president edhe me votat e LSI, dhe i këshilloi të lexojë me vëmendje rezolutën.

TIRANE- Kryeministri Edi Rama, e ka pranuar sot se Ilir Meta u zgjodh president nga socialistët, por jo vetëm.

Rama tha se Meta u zgjodh president edhe me votat e LSI, dhe se ai vetë nuk është penduar, pavarësisht se nuk e dinte që Meta do të kishte qëllime të mbrapshta.

“E kam votuar Ilir Metën President. Por Ilir Meta, u zgjodh president me votat e tij, është mirë ta kujtoni këtë gjë. Sepse votat tona nuk mjaftonin. Nuk jam penduar, po të ishim kthyer pas në kohë, do ta bëja prapë. Nuk e mendoja se Ilir Meta do e nxirrte dufin dhe qëllimet e mbrapshta. Sot i uroj me gjithë zemër ta lexojë me kthjelltësi rezolutën, nëse ka probleme me dëgjimin për të kuptuar fjalët që po thuhen sot në adresë të tij.”-tha Rama.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment