Politike

Rama: Disa prej kontrollorëve janë dorëzuar, nesër fillojnë punë, kishim informacion

Në një intervistë në 'Log', Rama tha se qeveria dhe Ministria kanë pasur infomacion për këtë protestë, dhe nuk janë kapur 'gafil'.
Featured image of article: Rama: Disa prej kontrollorëve janë dorëzuar, nesër fillojnë punë, kishim informacion

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se një pjesë prej kontrollorëve që janë ngritur në protestë, janë kthyer në punë. Në një intervistë në ‘Log’, Rama tha se qeveria dhe Ministria kanë pasur infomacion për këtë protestë, dhe nuk janë kapur ‘gafil’.

Rama shtoi se shumë prej kontrollorëve u janë bindur thirrjeve të ministres dhe kryeministrit dhe nesër nisin punën. 

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

“Ne nuk jemi kapur gafil, kishim informacion për situatën. Disa prej kontrollorëve janë dorëzuar, nesër fillojnë punë. Por kjo gjë nuk mbaron këtu. Është një procedurë që do të zgjasë,“- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment