Politike

Kolegji rrëzoi Metën, Basha mbledh aleatët: Nuk ka zgjedhje, vazhdojmë me protesta

  • Kolegji Zgjedhor rrëzon dekretin e Metës: Zgjedhjet lokale më 30 qershor!
  • Opozita ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e Kolegjit Zgjehdor që rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta.
    Featured image of article: Kolegji rrëzoi Metën, Basha mbledh aleatët: Nuk ka zgjedhje, vazhdojmë me protesta Lulzim Basha, Kolegji Zgjedhor dhe Dashamir Shehu
    Përditësuar:

    TIRANË–Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në selinë blu, aleatët e opozitës së bashkuar. 

    Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, Dashamir Shehi ka deklaruar për mediat se opozita nuk e ndjeh vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe se do të vazhdojnë me protestat popullore. 

    Vendimet janë marrë me kohë. Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore. Këto nuk janë zgjedhje, nuk i njohim. Kolegji Zgjedhor është fantazëm, nuk ka vlerë politike dhe juridike. Janë fatkeq që i ka rënë për pjesë për të marrë disa vendime fatkeqe. Nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Rrezikshëmria e këtij grupi rrezikon çdo formë rezistence. Rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe gjatë kësaj jave,”- tha Shehi.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e PS-së dhe dha disa porosi në lidhje me procesin e zgjedhjeve.

    Aksioni opozitar është intesifikuar gjatë muajit qershor në një betejë e cila tashmë është shpërndarë në të gjitha bashkitë që drejtohen nga opozita. Dhunë, përplasje, arrestime dhe kaos, kanë qenë pamjet që kanë shoqëruar shqiptarët në 13 bashkitë e drejtuara nga opozita në javën e shkuar. Në protestën e të shtunës, Basha dhe aleatët vendosën se anti-mitingjet dhe protestat do të vijojnë deri më 30 qershor.

    (f.m.f.g/dosja.al)

    • 13:49

      Takimi i Bashës me aleatët, Shehi: Njohim vetëm dekretin e Metës, rezistenca jonë edhe më e madhe

      Dashamir Shehi

      Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për mediat lidhur me veprimet e opozitës pas mbledhjes me Bashën dhe aleatët.

      Në fjalën e tij, Shehi është shprehur opozita njeh vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se rezistenca e opozitës do të jetë më e fortë këtë javë.

      Pyetje: A ka një vendimmarrje për zhvillimet e opozitës gjatë kësaj jave?

      Dashamir Shehi: Nuk morëm ndonjë vendim, sepse janë marrë me kohë. Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore. Këto nuk janë zgjedhje, nuk i njohim.Kolegji Zgjedhor është fantazëm, nuk ka vlerë politike dhe juridike. Janë fatkeq që i ka rënë për pjesë për të marrë disa vendime fatkeqe. Nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Rrezikshëmria e këtij grupi rrezikon çdo formë rezistence. Rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe gjatë kësaj jave.

    Një Koment në “Kolegji rrëzoi Metën, Basha mbledh aleatët: Nuk ka zgjedhje, vazhdojmë me protesta

    1. Zgjedhjet nuk u quakan nëse bëhen pa opozitën e rrugës.

      Parlamenti qënka ilegjitim, kur të zgjedhurit në kuvend nuk i bëhet vonë për votën që i dha populli i tijë, dhe vepron me të si kur është gjëja e tijë intime.

      Po Republikën e Shqipërisë çe duam, kur kemi serbinë, turqinë e rusinë?!

      Mos na vrafshin mëkatet që kemi e bëjmë ndaj kësaj toke të shënjt!
      Të cilën nuk e di se kur do vijë një ditë që do e meritojmë.

    Shto Koment