Aktualitet

Qytetarët kapin shoferin e çmendur në sheshin Skënderbej, e rrahin në grup

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga redaksia e Dosja.al, ka qenë një djalë i ri, Klodian Alcani, i cili bëri të mundur neutralizimin e tij.
Featured image of article: Qytetarët kapin shoferin e çmendur në sheshin Skënderbej, e rrahin në grup Momenti pasi e kane kapur

TIRANË– Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skënderbej ku një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda sheshit me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga redaksia e Dosja.al, ka qenë një djalë i ri, Klodian Alcani, i cili bëri të mundur neutralizimin e tij.

Shoferi u neutralizua ddhe në këtë moment dhjetra qytetarë kanë afruar dhe e kanë goditur. Për fat të mirë ky incident u shmang pa lëndime në qytetarë. Në sheshin Skënderbej, ndodheshin edhe dhjetra fëmijë që kanë zgjedhur të kalojnë një të dielë të këndshme me prindërit e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: E RËNDË, një person hyn me makinë në sheshin Skënderbej, rrezikon jetën e qindra qytetarëve!

(F.g/dosja.al)

Shto Koment