KRYESORET
Aktualitet

21 Shtator 2021, 08:54 Nga DOSJA

TIRANË– Një rregullore e re që pritet të hyjë në fuqi pas dy javësh, ‘shtrëngon’ akoma më shumë punonjësit e policisë së Burgjeve. Në vendimin zyrtar të publikuar në faqen zyrtare, të vulosur më 8 shtator, thuhet se asnjë punonjësi të policisë së Burgjeve nuk i lejohet të përfshihet në politikë, të jetë anëtar i ndonjë partie politike të ketë kontakte me familjarët e të burgosurve.

Gjithashtu në urdhër shtohet se në mënyrë absolute, një punonjës i policisë së burgjeve nuk mund të shoqërohet me persona të inkriminuar. Ndëshkimi për këto shkelje mësohet se fillon nga vendosja e një gjobe deri në shkarkimin e punonjësit nga puna.

Vendimi është vulosur nga ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, më 8 shtator, para se t’ia kalonte stafetën pasardhësit Ulsi Manja.

URDHËR

Nr. 519, datë 8.9.2021. PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË DISIPLINËS PËR POLICINË E BURGJEVE

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 45, pika 5, dhe nenit 49, pika 2, të ligjit nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”,

URDHËROJ:
Miratimin e Rregullores së Disiplinës për Policinë e Burgjeve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri dhe pjesë përbërëse e tij. 2.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe Komisioni i Apelimit të Masave Disiplinore për ndjekjen dhe zbatimin e tij.

3. Urdhri nr. 3146, datë 16.4.2009, “Për përbërjen dhe funksionimin e Komisionit të Apelimit të Masave Disiplinore”, i ndryshuar, shfuqizohet. 4. Ngarkohet Sektori i Arkiv-Protokollit për marrjen e masave për njoftimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren
Zyrtare. MINISTËR I DREJTËSISË Etilda Gjonaj (Saliu).

Janë shkelje shumë të rënda

a) mos përmbushja e rëndë e detyrave;

b) mosrespektimi i përsëritur i afateve të caktuar në përmbushjen e detyrave, të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda;

c) moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale;

ç) braktisja e punës ose mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për 5 ditë pune ose më shumë;

d) përfitimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës;

dh) fshehja, ndryshimi ose asgjësimi i dokumenteve zyrtare në formë shkresore ose elektronike;

e) përsëritja e një shkeljeje të rëndë disiplinore, për të cilën është në fuqi një masë disiplinore;

ë) përdorimi, në mënyrë të përsëritur, i statusit si punonjës i Policisë së Burgjeve, me qëllim krijimin e përfitimeve për vete ose për të tjerët;

f) mos marrja nga eprori e masave të nevojshme për parandalimin e pasojave të mëtejshme në rastet e shkeljeve të rënda disiplinore të kryera nga vartësit e tyre; g) anëtarësimi në një parti politike ose shprehja publikisht e bindjeve ose preferencave politike gjatë ushtrimit të detyrës.

Janë shkelje të rënda:

a) mos përmbushja e detyrave;

b) braktisja e punës ose mungesa e pa justifikuar dhe e vijueshme për 3 ditë pune ose më shumë;

c) shkelje e përsëritur e rregullave të etikës;

ç) sjellja e parregullt, në mënyrë të përsëritur, gjatë kohës së punës me eprorët, kolegët, vartësit dhe me publikun;

d) dëmtimi me dashje i pronës shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar apo keqpërdorimi i pronës shtetërore, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të automjeteve, mjeteve teknike apo pajisjeve të Policisë së Burgjeve për interesa privatë, ose lejimi i përdorimit të tyre prej personave të tjerë;

dh) përfitimi i padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat jepen për shkak të detyrës që ushtron ose si rrjedhojë e shfrytëzimit të statusit si punonjës i Policisë së Burgjeve; e)shkelja e rregullave për ruajtjen e informacionit të klasifikuar apo të mirëbesimit për të dhënat e klasifikuara si të tilla;

ë) moszbatimi i urdhrave të ligjshëm të eprorëve, kur kanë sjellë pasoja;

f) ushtrimi i detyrës në kushtet e konfliktit të interesit;

g) shkelje e kërkesave dhe e rregullave për garantimin e rendit dhe të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale;

gj) përdorimi ose lejimi i përdorimit të forcës në mënyrë të paligjshme;

h) mbajtja e armës së zjarrit në kundërshtim me normat dhe rregullat e vendosura;

i) mos raportimi i përdorimit të armës së zjarrit;

j) paraqitja në detyrë ose shërbim nën efektet e alkoolit ose të lëndëve narkotike, apo konsumimi i tyre gjatë kryerjes së detyrës;

k) mos marrja nga eprorët e masave për rastet e konstatuara të ngacmimeve seksuale ose për të cilat është vënë në dijeni;

l) lejimi i përdorimit të emrit dhe të fotografisë së tij nga persona të tjerë ose nga persona juridikë;

ll) përdorimi i uniformës në ambiente publike apo në situata të cilat nuk kanë lidhje me detyrën që kryen;

m) shoqërimi me persona që janë nën ndjekje penale, janë subjekt të një procedimit penal ose me persona të dënuar dhe të pa rehabilituar, kur nuk kanë lidhje të ngushta gjaku ose ligjore me punonjësin e Policisë së Burgjeve ose vendosja e marrëdhënieve të papërshtatshme të biznesit me këta persona;

n) shoqërimi ose mbajtja e kontakteve me familjarët e personave të dënuar që vuajnë dënimin në institucionin e ekzekutimit të dënimeve penale ku punonjësi ushtron detyrën;

nj) mos informimi i eprorëve mbi fillimin e procedimit penal ndaj tij;

o) përsëritja e një shkeljeje të lehtë disiplinore, për të cilën është në fuqi një masë disiplinore.

Janë shkelje të lehta:

ç) moszbatimi i urdhrave të ligjshëm të eprorëve;

ë) mbajtja apo përdorimi i dokumentit identifikues, të pa miratuar nga autoriteti përkatës, si punonjës i Policisë së Burgjeve;

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 11:15

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka asnjë varr të cënuar. Pas ‘ringjalljes’ së biznesmenit italian Davide Pe...

Aktualitet 21 Shtator 2021, 10:20

TIRANË– Një seancë ballafaqimi mes zyrtarëve të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ditën e nesërme. Ballafaqim...

WhatsApp Video 2022 05 24 at 10 43 37 PM

WhatsApp Video 2022 05 24 at 10 43 37 PM

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht

Arrestimi i 2 ish-ministrave dhe deputetit të PS, McAllister: Inkurajoj autoritetet shqiptare

'1.500 vende të lira pune'/ Rama: S'ka profesionistë, mos të kërkojnë punë shteti

Finalja/ Masa edhe në shëndetësi, dyfishohen ekipet mjekësore, urgjenca në shërbim

Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them

'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë

Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat

Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja shtrëngojnë duart në shesh

Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo më jashtë

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën, të krijojmë një regjistër

Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha të veprojmë

SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti mendon se u bëre amerikan? Mos fol...

Grabitja e Rinasit, avokati: Talo Çela s’mori pjesë, kishte gjurin e dëmtuar, s'kam kontakte

Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e keqinformimeve

Tabaku - Ibrahimajt: Manipulon shifrat e INSTAT, lexove fjalimin e dy ministreve të tjera

Butrinti/ Majko: Plani ka lidhje me VKM e 2002, në marrëveshje s'është përfshirë

Dendias i prerë për çamët e Ligjin e Luftës: Mos vazhdoni, ka pasojë për integrimin në BE

'Çështja e detit në Hagë'/ 'Këshilla' e Dendias: Të përshpejtojmë procedurat

Zonat detare me Greqinë, Xhaçka: Rikonfirmuam vullnetin për kompromis për në Hagë

Berisha në krye të PD-, Xhaferraj: Do fusë Opozitën në tension politik

Berisha i kthehet epitetit të ish-kreut të PD: Peng-Basha e Rama politizuan AMA-n

Berisha vijon akuzat jashtë Kuvendit: Burri i Spiropalit i jep tenderat vëllait të saj

"Si ndiheni që s'ju kanë uruar ndërkombëtarët?', Berisha-gazetarëve: Ku e di ti

Rama inspekton pediatrinë në Elbasan, u drejtohet mjekëve: Erdhi qershori, do ju risim rrogat

Fitorja e Berishës, Balla: Sot priten revani e bakllava, ta gëzoni e ia pafshi hajrin

'Berishën injorojeni'/ Balla: Dështim i institucioneve shqiptare, pse nuk e hetoni?

'Yt shoq i ka dhënë tender vëllait'/ Akuza e Berishës, Spiropali: S'ma bën syri tërr, shko në SPAK

Akuza për Spiropalin, Berisha: Yt shoq i jep tender vëllait tënd, lumturoni njëri-tjetrin