Aktualitet

Punëtori u rrëzua teksa punonte, arrestohet pronari i hotelit në Durrës

Një punëtor është rrëzuar teksa punonte në një hotel në Durrës. Policia ka arrestuar pronarin ehoteli për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Featured image of article: Punëtori u rrëzua teksa punonte, arrestohet pronari i hotelit në Durrës Foto ilustruese

DURRES-Një 63-vjeçar u rrëzua gjatë kohës kur po punonte në një hotel në Durrës.

Policia ka arrestuar pronarin 68-vjeçar të hotelit për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Punëtori ndërkohë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i polícisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestohet një 68-vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Specialistët për Hetimin e Krímeve në Stacionin e Polícisë Plazh árrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke punuar në hotelin në pronësi të tij, është dëmtuar shtetasi R. M., 63 vjeç (punëtor), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(G.Sh./Dosja.al)

Shto Koment