Politike

PS bën lëvizjen e papritur, kërkesë Kolegjit për dhënien e mandateve 4 Këshilla Bashkiak

Socialistët kërkojnë nga Kolegji shpërndarjen e mandateve për 4 këshillat bashkiakë. Padia e PS-së është dorëzuar për bashkië e Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovës.
Featured image of article: PS bën lëvizjen e papritur, kërkesë Kolegjit për dhënien e mandateve 4 Këshilla Bashkiak

TIRANË- Partia Socialiste ka vijuar betejën për marrjen e mandateve të kryetarëve të bashkive. Sipas inforamcioneve mësohet se PS ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor, padi për 4 nga 61 bashkitë e vendit.

Socialistët kërkojnë nga Kolegji shpërndarjen e mandateve për 4 këshillat bashkiakë. Padia e PS-së është dorëzuar për bashkië e Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovës.

Kjo kërkese e PS ka ardhur pasi KQZ nuk mund të shpërndajë mandatet e Këshillave Bashkiakë pa u betuar kryetarët e bashkive.

PS i është drejtuar Kolegjit për certifikim rezultati në mungesë të shumicës absolute prej 5 votave, pasi kryetari i KQZ-së Klement Zguri është shprehur së do të votojë kundër për çdo vendim pasi nuk e njeh procesin zgjedhor të 30 qershorit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment