Aktualitet

3 të arrestuar për bllokimin e rrugës në Astir/ Banorët thyejnë xhamin e derës së Drejtorisë së Policisë: Lironi vëllezërit tanë!

Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm disa nga banorët e Unazës së Re, pas protestës. Gratë e kësaj zone janë mobiluar për protestë. Banorët kundërshtojnë projektin e Unazës së Re.
Featured image of article: 3 të arrestuar për bllokimin e rrugës në Astir/ Banorët thyejnë xhamin e derës së Drejtorisë së Policisë: Lironi vëllezërit tanë!
Përditësuar:

TIRANE- Pas protestës së djeshme në Astir, mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit, ka zbarkuar në këtë zonë, ku janë arrestuar disa nga banorët më aktivë të protestës.  Të arrestuar janë Ilir Katiraj, Skënder Doda dhe Gramoz Shehu. Dosja.al mëson se Policia ka shpallur në kërkim edhe disa protestues të tjerë, të cilët akuzohen se kanë bllokuar rrugën. Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes ne fuqi të Kodit të ri Penal që ka ashpërsuar ligjin, dhe bllokimi i rrugëve, sipas këtyre ndryshimeve, rrezikon 3 vite burg për çdo person.

Nga ana tjetër janë mobilizuar sërish për protestë sot gratë e familjeve që banojnë te “Unaza e Re”, që ka sjellë tensione edhe tek Drejtoria e Policisë, ku protestuesit kanë marshuar dhe kërkojnë lirimin e tri të arrestuarve. Gjatë shtyrjeve me policinë, është thyer edhe xhami i derës tek hyrja e drejtorisë së Policisë së Tiranës. “Lironi vëllezërit tanë”,-bëjnë thirrje banorët.

Banorët e Unazës së Re, kundërshtojnë këtë projekt rruge pasi sipas tyre është korruptiv dhe iu shemb gjithë banesat e tyre. Ata shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë që ky projekt të realizohet. Në mbështetje të tyre është edhe opozita, ku ish-deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu, Endrit Braimllari, kanë bërë thirrje që protestuesit të lirohen.

(J.V;F.G/Dosja.al)

  • 10:52

    Banorët e Astirit sulmojnë policët tek Drejtoria e Tiranës, tentojnë të hyjnë brenda godinës

    Banorët që protestojnë kundër prishjes së objekteve që preken nga projekti i Unazës së Re, kanë marshuar nga Astiri, për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Situata është tensionuar dhe protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve të drejtorisë.

    Gjatë shtyrjeve me policinë, ata kanë thyer edhe xhamin te dera hyrëse e drejtorisë së Policisë së Tiranës. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së Forcave Shqiponja dhe ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe LSI, Klevis Balliu dhe Endrit Brahimllari.

    Banorët kanë shkuar të protestojnë pas arrestimit nga policia të tri protestuesve. Skënder Doda, Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu u arrestuan sot nga Policia pas bllokimit të rrugës ditën e djeshme.

    Shkak për arrestimin janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale, dhe kushdo që shkel ligjin nga 8 tetori hyn në burg

  • Dhjetra policë zbarkojnë në Astir/ Momentet kur arrestohen banorët më aktivë (EMRAT+VD)

    Mëngjesin e sotëm kanë filluar arrestimet e banorëve në Astir për protestën e zhvilluar ditën e djeshme.

    Mësohet se janë arrestuar  Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu. Githashtu është arrestuar edhe Skënder Doda, i cili është pronari i lokalit që shihet në video. Ndërsa Ilir Katiraj është personi që qëlloi me këpucë Ramën tek spitali.

Shto Koment