LIVE UPDATES
Aktualitet

27 Maj 2021, 09:13 Nga DOSJA

TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve që ngeli i vrarë më 21 janar 2011 në sheshin para Kryeministrisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se procedimi penal ka nisur para 1 muaj dhe përveç vrasjes së Nikës, prokuroria është duke hetuar edhe plagosjen e dy protestuesve. Hetimi për vrasjen e Aleks Nikës u pezullua disa vite më parë dhe kurrë nuk u provua se me çfarë arme u qëllua dhe kush e vrau atë.

Me rinisjen e hetimit pritet që prokuroria të kërkojë riekspertim për armët që shtinë mbi Nikën dhe protestuesit e tjerë. Prokuroria ka pranuar një nga kërkesat e Policisë, që kërkonte në një letër të janarit 2021, që predha që vrau Aleks Nikën të ekzaminohej në Bashkimin Evropian. Nga ekspertiza që iu bë predhës në vitin 2011, FBI-ja e identifikoi si të qitur nga jo e njëjta armë. 

Si ndodhi 21 janari?

Protesta e opozitës së drejtuar nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u përmbyll me vrasjen e 4 protestuesve. Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda u qëlluan nga Garda e Republikës, ndërsa ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo u dënuan me 1 dhe 3 vite e pak muaj burg.

Për ngjarjen është akuzuar nga Partia Socialiste ish-kryeministri Sali Berisha si urdhërues. Berisha e quan 21 janarin si një tentativë për grusht shteti dhe ka deklaruar se Garda duhet të qëllonte. Në një intervistë të këtij viti, Berisha ka zbuluar se i kishte dërguar mesazh Edi Ramës përmes një diplomati ndërkombëtar se “nëse Edi Rama do të afrohej të nesërmen e 21 janarit pranë kryeministrisë dhe nëse vetëm një gjethe do të prekej, 5 snajpera do ta qëllonin”. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleks nika rinis hetimi per 21 janarin aleks nika rinis hetimi per 21 janarin

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Maj 2021, 06:49

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur emrat e personave që u vunë në pranga pas aksionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga janë vënë...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE