Politike

Gara për SPAK, tërhiqet nga kandidimi prokurori Shkëlzen Cena

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi sot se Cena ka paraqitur kërkesën për tërheqje nga gara, dhe Këshilli ka miratuar me 10 vota kërkesën e tij.
Featured image of article: Gara për SPAK, tërhiqet nga kandidimi prokurori Shkëlzen Cena

TIRANE- Tërhiqet nga gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, prokurori Shkëlzen Cena.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi sot se Cena ka paraqitur kërkesën për tërheqje nga gara, dhe Këshilli ka miratuar me 10 vota kërkesën e tij. Më herët nga kjo garë është larguar edhe Vate Staka, pasi u zgjodh anëtar i KLP. 

Ndërkohë që në rendin e ditës ishte edhe miratimi i projekt-akteve të vleresimit, në kuadër të rivlerësimit kalimtar për 7 prokurorë subjekt rivlerësimi, konkretisht për prokurorët: Anita Jella, Alketa Nushi, Enkeleda Xhengo, Dorina Bejko, Moisi Duda, Elida Kaçkini, Ndini Tavani. Këto rivlerësime do të kalojnë tek organet e tjera të Vettingut dhe OMN.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Gara për SPAK, tërhiqet nga kandidimi prokurori Shkëlzen Cena

  1. Po’ mullixhija ,shoqka e llalles dhe artes do terhiqet valle.
    Jo per gje po’ eshte premend nji jave rresht ke stopi .

Shto Koment