Aktualitet

Prokurori i dosjes “339” Vladimir Mara para Vettingut, pyetja e përfaqësuesit të ONM-së që e “zuri ngushtë”

  • Heton ‘dosjen 339’/ Prokurori Vladimir Mara nesër para Vettingut, si i ka ndryshuar pasuria ndër vite
  • Përfaqësuesi i ONM-së- Vladimir Marës: Ke përdorur makinë me targa Fake (DEBATET)
  • Prokurori i dosjes "339" dhe i dosjes së Saimir Tahiri, Vladimir Mara ka dalë sot para KPK-së.
    Featured image of article: Prokurori i dosjes “339” Vladimir Mara para Vettingut, pyetja e përfaqësuesit të ONM-së që e “zuri ngushtë” Vladimir Mara, prokuror
    Përditësuar:

    Tiranë- Prokurori i dosjes “339” dhe i dosjes së ish-ministrit Samir Tahirit, Vladimir Mara ka dalë sot para Vettingut. Theksojmë se Vladimir Mara është me detyrë Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

    Në seancë përfaqësuesi i ONM-së Teo Jacobs është shprehur nMarës: “Kushëriri juaj bleu makinë 3400 €, jua shitu ju për 3000. Doli me humbje kushëriri, po kostoja e transportit?”.

    Mësohet se Vladimir Mara është shprehur: “Aq mundësi kisha të paguaja për atë makinë”.

    Trupa e cila do të gjykojë prokurorin Mara përbëhet nga  Pamela Qirko, Firdes Shuli, Alma Faskaj. Hetimi është bërë për të trija shtyllat e tij konkretisht ai ndaj pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.

    Kush është Vladimir Mara:

    Vladimir Mara, një ndër 25 aplikantët për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Vladimir Mara është njëri prej prokurorëve që po hetojnë dosjen voluminoze 339, e cila hedh dritë ndër të tjera edhe për implikimin e personazheve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Po kështu Mara është e prokuror i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment