LIVE UPDATES
Politike

Meta kthen në Kuvend ligjin për “Koncesionet dhe PPP-të”: Qëllime klienteliste, pasoja negative për ekonominë

7 Gusht 2019, 08:52 Nga DOSJA
Meta kthen në Kuvend ligjin për “Koncesionet dhe

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për “Koncesionet dhe PPP-të”. Sipas Presidentit ligji është me pasoja negative për ekonominë e vendit dhe ka pasur qëllime klienteliste.

Ligji nr. 50/2019, i përcjellë për dekretim i duhet kthyer Kuvendit me qëllim rishikimin e neneve 17 dhe 18 të tij, pasi këto dy nene shtyjnë subjektivisht hyrjen në fuqi të kufizimeve që vendosen në dhënien e kontratave koncesionare/PPP, që po ky ligji i ri parashikon. Presidenti i Republikës, kërkon rishikimin tërësor të këtyre dy neneve, sepse ato kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi këto dy dispozita krijojnë hapësirën e nevojshme për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste.”, shprehet Presidenti.

Presidenti thekson se ky ligj rrezikon edhe rritjen e borxhit publik.

DEKRETI:

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensionet dhe PPP’”

7 gusht 2019

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,  me Dekretin nr. 11251, datë 05.08.2019, ka vendosur:

“Kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 50/2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, me qëllim përmirësimin e neneve 17 dhe 18 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 50/2019, duke bërë një vlerësim dhe analizë të përmbajtjes së aktit të miratuar; praktikës parlamentare të ndjekur për këtë projektligj; përputhshmërisë së ligjit të miratuar në raport me respektimin e parimeve kushtetuese, interesin publik, duke krahasuar qëllimet e kësaj iniciative ligjore me momentin e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve ligjore.

Në përfundim të shqyrtimit Presidenti i Republikës ka arritur në përfundimin se:

Miratimi i ndryshimeve në ligjin e koncesioneve është një nisëm pozitive, por tepër e vonuar e Kuvendit të Shqipërisë, dhe me pasoja negative për ekonominë e vendit.

Ligji nr. 50/2019, i përcjellë për dekretim i duhet kthyer Kuvendit me qëllim rishikimin e neneve 17 dhe 18 të tij, pasi këto dy nene shtyjnë subjektivisht hyrjen në fuqi të kufizimeve që vendosen në dhënien e kontratave koncesionare/PPP, që po ky ligji i ri parashikon.

Presidenti i Republikës, kërkon rishikimin tërësor të këtyre dy neneve, sepse ato kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi keto dy dispozita krijojnë hapësirën e nevojshme për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste.

Projektligji në fjalë pasi u shqyrtua në datat 11, 18, 25 dhe 26 shkurt 2019 në Komisionet respektive Parlamentare, u shqyrtua në seancën plenare të datës 18.07.2019, duke u mbajtur pezull në mënyrë të paarsyetuar për një periudhë 4-mujore.

Nga shqyrtimi i raporteve të Komisioneve Parlamentare apo dokumentave shoqëruese të projektligjit, nuk rezulton i argumentuar fakti se, përse kjo nismë ligjvënëse e depozituar që në datë 09.01.2019 dhe e shqyrtuar përfundimisht në komisione parlamentare në datë 26.02.2019, nuk i është kaluar me precedencë për shqyrtim seancës plenare, ndërkohë që vet projektligji përcaktonte afate proceduriale dhe dispozita materiale, që bëjnë të detyrueshëm shqyrtimin e tij brenda një afati të caktuar, dhe që bënte të domosdoshme shqyrtimin me përparësi të këtij ligji në seancë plenare!

I vetmi dokument që evidentohet se është krijuar nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe që ka lidhje me këtë ligj përgjatë gjithë kësaj periudhe boshe 26 shkurt 2019 – 18 korrik 2019, është kërkesa e deputetit Arben Ahmetaj e datës 17 korrik 2019, i cili kërkonte seancës plenare ndryshimin pa argumenta të neneve 17 dhe 18 të projektligjit, për të shtyrë afatin e dhënies pa kufizim të koncesioneve në çdo fushë të ekonomisë së vendit, edhe për një afat 3-mujor shtesë deri në 1 tetor 2019.

Presidenti konstatoi se, vetëm një ditë përpara zhvillimit të seancës plenare, deputeti Arben Ahmetaj ka paraqitur amendamente në projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, vetëm për të ndryshuar përmbajtjen e këtyre dy neneve kryesore të tij (nenin 17 dhe 18 të projektligjit).

Rezultoi se vetëm 24 orë përpara se seanca plenare e Kuvendit, do të votonte ligjin për të kufizuar dhënien me koncesion të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, z.Arben Ahmetaj ka paraqitur një kërkesë për ndryshimin e dy neneve (17-18), me qëllim që këto kufizime të shtyhen për një periudhe kohe edhe me  3 muaj të tjerë.

Edhe pse kërkesa e deputetit nuk ishte e justifikuar, sa i takon qëllimit real dhe objektiv se përse kërkohen realisht këto amendamente, sërish Kuvendi e pranoi këtë kërkesë dhe me votimin e neneve të ndryshuara u hap edhe një herë rruga që koncesionet të aplikohen pa kufizim edhe për 3 muaj të tjerë.

Pra me ndryshimet që pësuan nenet 17-18 të ligjit, kontratat koncesionare do të vazhdojnë të jepen pa kufizim, për çdo lloj fushe, pasi afati u shty nga data 1 korrik 2019 që ishte planifikuar,  u shty për të hyrë në fuqi në datë 1 tetor 2019.

Kuvendi, duke pranuar këtë propozim “de facto” ka shtyrë aplikimin e dispozitave kufizuese të ligjit të ri.

Duke shtyrë afatin e kufizimeve që vendos ligji i ri, për një datë të mëvonshme 1 tetor 2019, Kuvendi në kundërshtim me interesin publik krijon një mundësi të re që çdo kërkese për koncesion, që paraqitet deri në 1 tetor 2019, të shqyrtohet dhe të pranohet nga qeveria shqiptare, pa asnjë kufizim sërish me ligjin e vjetër.

Pra çdokush mund të paraqesë një kërkesë për të marrë gjithçka me koncesion, dhe kjo sepse të gjitha kufizimet e ligjit të ri të sapomiratuar nr. 50/2019, shtyhen për t’u aplikuar në një datë të mëvonshme.

Kuvendi duke shtyrë afatin e zbatimit të ligjit, bëhet “de facto”, ligjërues i praktikave të dyshimta koncesionare dhe hap edhe një herë mundësinë që këto praktika që kanë gërryer ekonominë e çdo familje shqiptare, të vijojnë të realizohen pa u penguar edhe për këto 3 muaj të tjerë.

Shtyrja e afatit për në 1 tetor 2019, në ndryshim nga nisma fillestare që përcaktonte datën 1 korrik 2019 është tregues i qartë për:

Ndërkohë që me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore pas datës 1 tetor 2019, kërkesat dhe procedurat që duhet të ndiqen për miratimin e kontratave koncesionare/PPP, do t`i nënshtrohen kushteve ligjore kufizuese, miratuese dhe monitoruese, tërësisht të ndryshme, krijuar kështu, jo vetëm rrezik për cenim të interesit publik, por edhe pabarazi në trajtimin e subjekteve private në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Çdo subjekt  i ndershëm dhe i palidhur me qeverinë do të duhet të konkurrojë me oferta të paraqitura sipas kërkesave të reja ligjore, ndërkohë që çdo subjekt që është sado afër me qeverinë e di fare mirë se mund të fitojë dhe të marrë me koncesion çdo gjë që ligji i vjetër e lejon, pasi ligjin e ri mund ta ndryshojnë në çdo kohë, madje dhe një orë përpara votimit të tij.

Çdo lloj kërkese e re për marrjen e një të drejte koncesionare/PPP që mund të jetë depozituar ndërkohë, kërkon një adresim të saktë ligjor për trajtimin e saj, sipas kushteve të reja ligjore të propozuara pasi nxitimi që mund të karakterizojë miratimin e këtyre propozimeve të pakërkuara, sipas ligjit të vjetër, mund të sjellë si rezultat;

Presidenti i Republikës, gjen me vend të evidentojë se institucionet financiare ndërkombëtare, kanë kërkuar nga qeveria shqiptare në mënyrë eksplicite eliminimin në mënyrë të menjëhershme të ofertave të pakërkuara, si oferta me një kosto të rëndë në ekonominë e vendit.

Shtyrja në kohë e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 50/2019, që ndryshon ligjin nr. 125/2013, shton rrezikun e rritjes së borxhit publik, nisur nga fakti që deri në datën 1 tetor 2019, mund të paraqiten oferta të reja të pakërkuara.

Presidenti i Republikës, çmon se ligji nr. 50/2019, i paraqitur për shpallje është një iniciativë shumë e vonuar e qeverisë dhe e Kuvendit të Shqipërisë, pasi ndryshime të kësaj natyre duhet të ishin ndërmarrë shumë kohë më parë nga mazhoranca.

Për gjithë sa u parashtrua më sipër, me qëllimin e vetëm përmirësimin e këtij ligji në përputhje me frymën me të cilën kjo nisëm është propozuar;

Në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85 pika 1 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 50/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 125/2013 ‘Për koncensionet dhe partneritetin publik privat’, të ndryshuar” me qëllim rishqyrtimin dhe përmirësimin e neneve 17 dhe 18 të këtij ligji.

Përmirësimi i këtyre dy neneve nga Kuvendi duhet të bëhet në mënyrë të atillë që të pengojë mënjeherë dhënien me koncesion të pronës publike dhe pasurisë shtetërore jashtë kritereve. Dekreti dhe arsyetimi i tij gjenden të publikuara tashmë në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për “Kodin Penal”.  Në argumentimin e tij Meta deklaroi se dispozitat nuk garantojnë parandalimin apo ndëshkimin e duhur të veprave penale. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kthen ligjin për koncesionet ilir meta meta kthen ligjin për koncesionet

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni