Politike

Meta i kërkon Muçit të tërhiqet nga Kushtetuesja: ‘Vija e kuqe’ e pakalueshme, në 5 dhjetor hidhet shorti i KED

  • Gjykata Kushtetuese ‘shkarkon’ Besnik Muçin, i heq emrin nga lista e anëtarëve
  • Lëvizja e Metës pas shkarkimit të Besnik Muçit, shpall vakancën në Kushtetuese
  • Meta i kërkon Besnik Muçit të tërhiqet si anëtar i Kushtetueses: Rishikoni qëndrimin
  • Muçi letër Kushtetueses: Verifikoni nëse më ka mbaruar mandati
  • Paralajmërmi i Metës: Kushtetuta është ‘vija e kuqe,’ e pakalueshme
  • Në njoftim bëhej me dije se Meta i kishte kërkuar anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të tërhiqej dhe të kërkonte nga institucioni mbarimin e mandatit të tij. Ndërkohë në të njëjtën kohë dhe Kushtetuesja kishte përgatitur dokumentet që Muçi të mos njihej më si anëtarë i saj.
    Featured image of article: Meta i kërkon Muçit të tërhiqet nga Kushtetuesja: ‘Vija e kuqe’ e pakalueshme, në 5 dhjetor hidhet shorti i KED Ilir Meta

    TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë ditës së sotme ka pasur një ditë intensive ku e gjthë vëmendja është fokusuar tek ai. Pas shkarkimit, një të ditë më parë nga Komisioni i Posaçëm i Apelit, të anëtarit të emëruar prej tij në Kushtetuese, Ilir Meta e thirri sot në një takim, Besnik Muçin.

    Pas takimit 30 minutësh mes Metës dhe Muçit, Presidenca në një njoftim zyrtar bëri me dije detaje nga biseda. Në njoftim bëhej me dije se Meta i kishte kërkuar anëtarit të Gjykatës Kushrtetuese të tërhiqej dhe të kërkonte nga institucioni mbarimin e mandatit të tij. Ndërkohë në të njëjtën kohë dhe Kushtetuesja kishte përgatitur dokumentet që Muçi të mos njihej më si anëtarë i saj. Në një kohë të shkurtër nga deklarata e presidencës, Kushtetuesja hoqi emrin e Besnik Muçit nga lista e anëtarëve dhe tashmë ka katër të tillë.

    Po ashtu Meta shpalli sot dhe vakancën në Kushtetuese duke bërë fakt të kryer largimin e Muçit nga Kushtetuesja. Po ashtu njoftoi dhe hedhjen e shortit të KED në datën 5 dhjetor. 

    Kreu i Shtetit pas njoftimit për takimin me anëtarin e Kushtetueses, njoftoi se do kishte një deklaratë të jashtëzakonshme. Nga kjo deklaratë Meta foli me tone të ashpra, duke thënë se nuk lejon askënd që të shkelte Kushtetutën dhe shtoi se vija e saj është e kuqe flakë. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë kërkoi mbështetjen e popullit që të merte fatet e tij në dorë dhe të nisej puna për një referendum, ku populli të ishte ai që do vendoste të ardhmën e tij. “Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për të bërë referendum në mbrojtje të Kushtetutës. ”, tha Meta.

    Ndërkohë debati për Kushtetutën vijon akoma, pas shkarkimit nga KPA të Besnik Muçit për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPK e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Muçi u shpreh se nuk do largohej nga detyra e tij, por sot kërkoi që Kushtetuesja të vendoste për ligjshmërinë apo jo të mandatit të tij. Ndërkohë, mes maxhorancës dhe opozitës ka nisur një debat mbi ligjshmërinë e qëndrimit të Muçit në GJK, pasi palët kanë mendime të ndryshme. 

    (A.M. Dosja.al)

    Shto Koment