Politike

Presidenca i përgjigjet Ramës: I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin

Blushi shkruan se i sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimte të "China Club" në Berlin. 
Featured image of article: Presidenca i përgjigjet Ramës: I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Në një postim në mediat sociale, Blushi shkruan se i sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimte të “China Club” në Berlin. 

Më tej zëdhënësi i Metës shprehet se po ashtu Rama mendon se ndërkombëtarët janë lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin e Kosovës. 

I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!“, shkruan Blushi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej në një reagim të dytë Tedi Blushi shkruan: Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do mbetet një kujtim nga e kaluara!

Lexo të gjitha zhvillimet në: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ BE: Vazhdoni dialogun për zbatimin. Basha: Nuk i njohim! Meta: Akt i papranueshëm… Rama: Ejani në KP, jo më dëngla kërcënuese (REAGIMET)

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment