Aktualitet

Policia zbulon “Hijet e natës”, arrestohet 21-vjeçari që akuzohet për 11 vjedhje në Durrës. Procedohet dhe një 17-vjeçar

  • Ruanin momentin dhe futeshin brenda, si kryheshin grabitjet në Durrës nga ‘hijet e natës’
  • Shtetasi A.D. 21 vjeç, bashkëpunonte me shtetasin E.Xh, 17 vjeç, i cili është proceduar në gjendje të lirë.
    Featured image of article: Policia zbulon “Hijet e natës”, arrestohet 21-vjeçari që akuzohet për 11 vjedhje në Durrës. Procedohet dhe një 17-vjeçar Foto ilustruese

    DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot në 21-vjeçar, i cili akuzohet për 11 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se operacioni i koduar “Hijet e natës” ka vënë në pranga  të riun. 

    Shtetasi A.D. 21 vjeç, bashkëpunonte me shtetasin E.Xh, 17 vjeç, i cili është proceduar në gjendje të lirë. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2020, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë”, shton Policia.

    Më tej bëhet me dije se nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparte celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike.

    NJOFTIMI I PLOTË

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Hijet e natës” Arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, si dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër. Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një thikë, një levë hekuri dhe një maskë të cilat i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e natës”, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2020, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë.

    Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparte celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një thikë, një levë hekuri dhe një maskë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment