Aktualitet

Shpërthimi në Martanesh/ Policia jep detajet: Minatori po saldonte vagonat në minierë, gazi i gjeneratorit e asfikson bashkë me dy kolegët që shkuan ta shpëtonin

Edhe dy kolegët e tij të cilët kanë shkuar për ta ndihmuar janë asfiksuar. 
Featured image of article: Shpërthimi në Martanesh/ Policia jep detajet: Minatori po saldonte vagonat në minierë, gazi i gjeneratorit e asfikson bashkë me dy kolegët që shkuan ta shpëtonin Foto Ilustruese

DIBËR- Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para pas çlirimit të gazit në Martanesh. Policia sqaron se një 50-vjeçar, minator në galeri po punonte me gjenerator për të salduar vagonat. Gjeneratori ka pësuar defekt dhe ka lëshuar gaz. Për pasojë, minatori është asfiksuar. Edhe dy kolegët e tij të cilët kanë shkuar për ta ndihmuar janë asfiksuar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Shpërthimi në Martanesh/ Policia jep detajet: Minatori po saldonte vagonat në minierë, gazi i gjeneratorit e asfikson bashkë me dy kolegët që shkuan ta shpëtonin

  1. Policia e leshit dhe gazetar i leshit.
    Cfare eshte ky “gjeneratori”? Cfare gjeneron?
    Ka gjenerator te rrymes elektrike td vazhduar qe sherben per saldimin me hark elektrik, ajo qe quhet zakonisht saldatrice.
    Ka sdhe gazo-gjenerator qe gjeneron acetilen duke perdorur reaksionin e karbitit me ujin dhe qe duke u bashkuar me oksigkenin formon ate qe quhet oksi-acetilen ose sic njihet ndryshe saldim me oksigjen.
    Ka po ashtu edhe gjeneratore rryme elektrike qe punojne me motor me djegje te brendshme, si ato qe shohim kudo ne rruge. Ky i fundit nxjerr normalisht monoksid dhe dioksid karboni vazhdimisht, njesoj si automjetet, pra nuk ka nevoje qe te prishet per te nxjerre gazra
    Tani, cili gjenerator ishte ky?
    Perse duhej te saldoheshin vagonat brenda ne miniere? Nuk kishte vend perjashte apo nuk i nxirnin dot?
    Si ka mundesi qe dy minatore vsjten ta nxirrnin shokun e tyre por u asfiksuan edhe ata? Cfare kishte atje brenda lende helmuese luftarake LHL? Edhe ato nuk e kane efektin kaq te shpejte.

Shto Koment