Aktualitet

Policia identifikon dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin e fundit në vrasjen e Hekuran Billës, siguroi mjetin nga ku u ekzekutua 40-vjeçari

Ndërkohë, që identiteti i bashkëpunëtorit të fundit nuk bëhet me dije për shkaqe hetimore. 
Featured image of article: Policia identifikon dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin e fundit në vrasjen e Hekuran Billës, siguroi mjetin nga ku u ekzekutua 40-vjeçari Viktor Marku, Gjekson Pusi dhe Hekuran Billa

TIRANË– Bashkëpunëtori i fundit në vrasjen e Hekuran Billës është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se ai është nga Shkodra dhe roli i tij ka qenë në sigurimin e makinës, nga ku dolën plumbat që ekzekutuan 40-vjeçarin.

Ndërkohë, që identiteti i bashkëpunëtorit të fundit nuk bëhet me dije për shkaqe hetimore. 

Aktualisht për vrasjen e Hekuran Billës, tashmë janë në pranga katër persona: Viktor Marku që akuzohet si ekzekutor, Sebastian Mali, bashkëpunëtor, Adjola Lakra, bashkëpunëtore dhe Gjekson Pusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marku, akuzohet se ka marrë hakun e vëllait të tij, Prel Marku, të cilin Billa rezulton ta ketë vrarë në Angli dhe për këtë ngjarje mori dënimin përjetë. 

Ky i fundit u kap në Shkodër teksa ishte shpallur në kërkim edhe për atentatin ndaj Fatjon Harushës, ngjarje e ndodhur para tre ditëshm, po në qytetin e Shkodrës. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment