
ELBASAN– Disa orë pas sulmit në një qendër shëndetësore në lagjen “Skëndërbej”, ku një person ka qëlluar me gurë duke i thyer disa nga xhamat e dritareve të saj, policia e Shtetit sqaron se agresori ishte një person i dehur. Në një reagim për Fax News, PSH sqaron se do të ketë një deklaratë për mediat më vonë.
Reagimi i policisë: Nje person ne gjendje te dehur ka gjuajtur me gure ku jane thyer xhamat e nje shkolle dhe eshte shoqeruar ne komisariat, ne momentin qe do perfundojne veprimet proceduriale patjeter qe do kete nje njoftim per shtyp.
Mesditën e sotme, një qendër shëndetësore në Elbasan u denoncua nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se kishte rënë pre e akteve vandale. Balla akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar sulmin mbi qendrën shëndetësore.
(F.g/dosja.al)