Aktualitet

VIDEO/ I rrahur brutalisht dhe me krah të thyer, 61-vjeçari: Më dhunoi policia në Korçë

Kundërshtimi i 61 vjeçarit duket se ka sjellë edhe veprimet e dhunshme të efektivëve, të cilët i kanë shkaktuar fraktura në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Përditësuar:

KORÇË– Një 61-vjeçar i identifikuar si Albert Shkëmbi, akuzon dy policë që e kanë rrahur ditën e sotme.

Në një video të publikuar nga Top Channel, Shkëmbi teksa shihet në spital me krah të thyer dhe i fashuar në kokë tregon momentet e dhunës nga policët.

61-vjeçari rrëfen për kamerën se kishte dalë me disa shokët e tij për peshk dhe kur janë kthyer e kanë rrahur. Ai tregon më tej se kishin pirë pak raki por që gjithsesi ai vetë ishte pasagjer.

Ishim për peshk. Na solli pronari peshkut që e ka atë vendin atje. Pimë nga një gotë raki dhe u kthyem.

Patrulla na ndaloi. E pyetën ata, ‘ke pirë alkol, s’ke pirë alkol’. E morën atë dhe mua erdhë më dhunuan. Me thoshin ‘ti pse ke hipur në atë makinë’.

Unë i thashë ‘jampasagjer’. Të dy policët me goditën. Njëri ishte polic, tjetri është shefi I rrugores. Dhe pastaj me thoshte ‘çfarë ke, çfarë ke, rri urtë. Më pas më futën prap në makinë dhe më goditën. Kaq,”– dëgjohet teksa thotë Shkëmbi në video.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njofton se ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “VIDEO/ I rrahur brutalisht dhe me krah të thyer, 61-vjeçari: Më dhunoi policia në Korçë

  1. edhe bufi nuk i ha keto rrena pederastesh o KAR-ZETARE

Shto Koment