Aktualitet

EMRAT/ Rrëmbyen një grek dhe i zhvatën 1.3 mln €, Policia u sekuestron pasurinë 3 fierakëve. Konfiskohen 4 apartamente e 1 automjet 200 mijë €

Në një njoftim për mediat, Policia e Fierit njofton se ka vënë në sekuestro   një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Çerciz Agallija, 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.
Featured image of article: EMRAT/ Rrëmbyen një grek dhe i zhvatën 1.3 mln €, Policia u sekuestron pasurinë 3 fierakëve. Konfiskohen 4 apartamente e 1 automjet 200 mijë € Foto ilustruese

FIER- Pasuritë e Çerciz Agallijajt, Klodjan Lamajt dhe Mariglen Hamatajt janë sekuestruar sot nga Policia. Në një njoftim për mediat, Policia e Fierit njofton se ka vënë në sekuestro   një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Çerciz Agallija, 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.

Po ashtu ka sekuestruar dhe dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Klodjan Lamaj, 32 vjeç. si dhe një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit Mariglen Hamataj, 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Më tej sipas bluve të Fierit bëhet me dijese konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Të tre këta persona akuzohen se nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Konfiskohen katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht: një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.  dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier  një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro. Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment