Aktualitet

Po lëvizte me biçikletë, i moshuari përplaset për vdekje nga makina në Fushë-Krujë

Një i moshuar në Fushë-Krujë ka gjetur vdekjen,pasi u përplas nga makina teksa udhëtonte me biçikletë.
Featured image of article: Po lëvizte me biçikletë, i moshuari përplaset për vdekje nga makina në Fushë-Krujë Foto ilustruese

FUSHË-KRUJË -Një 73-vjeçar është përplasur për vdekje nga makina në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari me iniciale N.N., po lëvizte me biçikletë.

Mjeti ndërkohë drejtohej nga një 33-vjeçare me iniciale N.G., e cila është shoqëruar në polici. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fushë-Krujë/ Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment