Politike

“Dil jashtë, plehrë e Gramoz Ruçit”, Adriatik Alimadhin e përzënë nga lokali, si reagon deputeti (VD)

Adriatik Alimadhi është përzënë nga një lokal pasi është quajtur vegël e Gramoz Ruçit. Grupi i Ri Parlamentar të partive të djathta nuk e ka komentuar shumë situatën dhe menjëherë është larguar nga lokali.

Tiranë- Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar, i cili tashmë është edhe deputet është nxjerrë jashtë  nga një lokal nga qytetarë të revoltuar.  Nga këta të fundit ai është quajtur vegël e Gramoz Ruçit dhe teksa është fyer ai është nxjerrë jashtë lokalit.

“Dil jashtë, ti nuk je ballist, por plehrë e Gramoz Ruçit. Në emër të popullit mos flisni. Ju bashkëpunoni me Ruçin”, i drejtohen ata deputetit të ri. Ky i fundit largohet nga lokali dhe nuk e komenton shumë situatën.

Theksojmë se Adratik Alimadhi tashmë është kreu Grupi i Ri Parlamentar të partive të djathta, pra pjesë e opozitës së re. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

  • Reagon Alimadhi: Na qenka kënaqur Çim Peka me uliganët që prishin rendin
  • Një Koment në ““Dil jashtë, plehrë e Gramoz Ruçit”, Adriatik Alimadhin e përzënë nga lokali, si reagon deputeti (VD)

    1. Sa popull i mjerë që jemi!!!! Apo, pjesa e mirë e popullit mban mbi shpinë të tillë alabakë që ngatërrojnë politikën me qytetarinë?

    Shto Koment