Aktualitet

EMRI/ Plagosje me armë zjarri, 31-vjeçari përfundon në spital, arrestohen dy persona, autori shpallet në kërkim

VIDEO
Mësphet se Sulo është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes, apo se kush mund ta ketë plagosur të riun.
Featured image of article: EMRI/ Plagosje me armë zjarri, 31-vjeçari përfundon në spital, arrestohen dy persona, autori shpallet në kërkim Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER– Një 31-vjeçar i identifikuar si Klajdi Sulo, banues në Patos është plagosur me armë zjarri. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:00.

Mësohet se Sulo është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia e Fierit ka vënë pranga dy persoan si dhe ka identifikuar e shpallur në kërkim autorin e ngjarjes. Ende nuk dihen identetet e tyre, por mësohet se dy të arrestuarit, janë persona që kanë dijeni në lidhje me këtë plagosje.

Gjithashtu, mësohet se policia ka sekuestruar katër gëzhoja që ka gjetur në vendin e ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të njëjtën zonë, në muajin maj të këtij viti pati përplasje me armë zjarri, që  u mohuan nga policia, pavarësisht dëshmive që qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

  • 23:46

  • 20:58

    Plagosja e 31-vjeçarit në Patos, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim autori, katër muaj më parë në të njëjtin vend pati përplasje me armë zjarri

    Dy persona janë vënë në pranga, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 31-vjeçarit Klajdi Sulo, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme. Ndërkohë, mësohet se është shpallur në kërkim edhe autori i ngjarjes. Ende nuk dihen identetet e tyre, por mësohet se dy të arrestuarit, janë persona që kanë dijeni në lidhje me këtë plagosje.

  • 19:39

    Plagosja, policia jep detaje

    Njoftimi i policisë Patos, Fier. Informacion paraprak. Sot rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos. 31 vjeçari dodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit

Shto Koment