Aktualitet

Plagosi biznesmenit në Lezhë për një karikues, Policia arreston në pyll 22-vjeçarin

Në një njoftim për mediat Policia shkruan se janë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan, por autorin e kanë gjetur të fshehur në pyll dhe pas shumë negociatave autori është dorëzuar.
Featured image of article: Plagosi biznesmenit në Lezhë për një karikues, Policia arreston në pyll 22-vjeçarin

LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së 37-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Në një njoftim për mediat Policia shkruan se janë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan, por autorin e kanë gjetur të fshehur në pyll dhe pas shumë negociatave autori është dorëzuar.

Polica shton se shtetasi S.D. vjeç 22, të dorëzohej pasi për disa orë qëndroi u rrethuar. “Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme”, shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Vihet në pranga autori i plagosjes së 37 vjeçarit ndodhur mbrëmë në qytet Lezhë. Policia e Lezhës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë pas një konflikti të çastit një 37 vjeçar, falë veprimeve të shpejta hetimore bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.

Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, para pak minutash u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi S.D. vjeç 22, ti dorëzohej shërbimeve të policisë. Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

Sherri mes dy të rinjve ka ndodhur një ditë më parë në qyteti ne Lezhës. Ngjarja ka ndodhur tek Katedralja e qyteti dhe autori dhe i plagosuri njiheshin me njëri-tjetrin pasi kishte biznese ngjitur. Ata janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë qëllaur me armë për një karikues.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment