Aktualitet

Sherr me thika në Pogradec, 16-vjeçari plagos bashkëmoshatarin, vihet në pranga

Ky i fundit ndodhet në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, autori i ngjarjes është vënë në pranga.
Featured image of article: Sherr me thika në Pogradec, 16-vjeçari plagos bashkëmoshatarin, vihet në pranga Foto ilustruese

POGRADEC– Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij. Sipas njoftimit të Policisë, pasditen e sotme, rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti të çastit, 16-vjeçari me inicialet LS., banues në Pogradec, ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin me inicialet R. T..

Ky i fundit ndodhet në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, autori i ngjarjes është vënë në pranga.

16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrèzikut për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja, ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale. Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një ármë e ftohtë (thikë). Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment