Aktualitet

Nuk jepet asnjë arsye/ Nik Nikolli, shefi i komisariatit të Lezhës pezullohet nga detyra

Shefi i Komisariatit të Lezhës është pezulluar nga detyra, ndërsa arsyet nuk dihen ende. Dyshohet se shkak për pezullimin nga detyra është bërë një sasi kanabisi e sekuestruar disa ditë më parë parë në zonën e Kashnjetit.
Featured image of article: Nuk jepet asnjë arsye/ Nik Nikolli, shefi i komisariatit të Lezhës pezullohet nga detyra Policia e Lezhës

LEZHË- Shefi i Komisariatit të Lezhës, Nik Nikolli është pezulluar nga detyra. Ende nuk ka informacion mbi arsyet e pezullimit të tij nga posti.

Ka dyshime se pezullimi i Nikollit lidhet me një sasi kanabisi të sekuestruar disa ditë më parë në zonën e Kashnjetit. Për këtë ngjarja, prokuroria ka nisur hetimet.

Nik Nikolli u emërua nga krye të komisariatit të Lezhës 4 muaj më parë. Ai zëvendësoi në këtë post, Agron Kurtin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një muaj më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndërroi disa drejtorë qarku dhe kufiri. Ndryshimet u bënë pas zbulimit të trafikut të arabëve në Rinas, ku ishte e përfshirë edhe zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit, Enkeleda Toska.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment