Politike

Petrit Malaj denoncon sherrin: Përfaqësuesit e PS-së janë zënë me të PD-së, janë rrahur keq, ka shkuar policia

Sipas Malajt një grup mbështetësisht të Partisë Socialiste janë konfliktuar me ata të Partisë Demokratike dhe janë rrahur shumë keq.
Featured image of article: Petrit Malaj denoncon sherrin: Përfaqësuesit e PS-së janë zënë me të PD-së, janë rrahur keq, ka shkuar policia

TIRANË– Kandidati për Partinë Socialiste në PS, Petrit Malaj ka dhënë detaje për sherrin e ndodhur në Lekbibaj.

Sipas Malajt një grup mbështetësisht të Partisë Socialiste janë konfliktuar me ata të Partisë Demokratike dhe janë rrahur shumë keq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Janë konfliktuar me përfaqësuesit e Partisë Socialiste një grup i Partisë Demokratike, e kanë goditur shumë dhunshëm shumë ashpër. E kanë futur në një dhomë, e kanë qëlluar e kanë bërë shumë keq. Policia ka shkuar në vendngjarje për ta zbardhur ashtu siç duhet. Kam bërë një fushatë model qytetarie që nuk e kanë pasur Tropoja për 30 vite. Mua nuk më shkojnë në mendje ato që mund t’iu shkojnë të tjerëve,”- tha Malaj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment