Politike

VIDEO/ “Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, ekspozohen në COD dorëshkrimet e Nënë Terezës në shqip, Rama: Emocion…

I pranishën në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se zbarkimi i të Shenjtës Terezë në Shqipëri, ishte plot emocion.
Featured image of article: VIDEO/ “Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, ekspozohen në COD dorëshkrimet e Nënë Terezës në shqip, Rama: Emocion… Edi Rama

TIRANË– Për herë të parë, në kuadër të 4-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, është prezantuar në Qendrën për Hapje dhe Dialog letra e saj në origjinal e shkruar në gjuhën shqipe. I pranishën në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se zbarkimi i të Shenjtës Terezë në Shqipëri, ishte plot emocion.

Unë ja kam dhan besën a shqiptarit Zotit me prue dashni and pagje mbi gjithë botën”. “Kemi zemër për të dashur dhe duar për të shërbyer”. “Të duash të të duan, kjo është jeta”. Këta janë fjalën në gjuhën shqipe, me të cilat Tereza do t’i drejtohej 31 vite më parë, në 29 tetorin e 1989-s, Presidentit të kohës, Ramiz Alia. Shenjta Tereza e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në gusht të 1989-s. ishte shumë emocion, kisha kuriozitet të madh dhe pse mundësia për ta ndjekur pas në hapat e saj nuk është ajo që është sot. Letra e saj e tetorit të vitit 1989 ka qenë e papërpunuar në Arkivin e Shtetit. Përpunimi i arkivit të asaj kohe ka përfunduar vetëm në 2020-n. 30 vjet për të përpunuar një thesar informacioni, duke iu referuar dokumenteve autentikë,”– u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama gjatë hapjes së ekspozitës në COD.

Në këtë ceremoni u publikua edhe një fotografi e vizitës së Shën Terezës në vitin 1991 në Shkodër. Ekspozita për të parë tri letrat e Nënë Terezës në shqip do të qëndrojë hapur deri në datë 5 shtator në COD nga ora 09:00-21.00. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shenjta Terezë e Kalkutës, emri i lindjes të së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Ajo e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989. Nënë Tereza është gruaja më e shquar shqiptare edhe njihet në mbarë botën, si shembull i jashtëzakonshëm për misionin e saj të bamirësisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment