Politike

Debati për listat dhe koalicionet, ambasadorja amerikane Yuri Kim: I kujtoj Ramës dhe Bashës ‘5 qershorin’, çdo marrëveshje tjetër duhet të jetë me besim mes palëve!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndërhyn në debatin PD-LSI-PS për listat dhe koalicionet. Kim iu kujton Ramës, Bashës dhe liderëve të tjerë, angazhimet e marrëveshjes së 5 qershorit. Kim thotë se çdo propozim apo kundërpropozim që do të çojë në një marrëveshje tjetër, duhet të kalojë me besim mes palëve.
Featured image of article: Debati për listat dhe koalicionet, ambasadorja amerikane Yuri Kim: I kujtoj Ramës dhe Bashës ‘5 qershorin’, çdo marrëveshje tjetër duhet të jetë me besim mes palëve! Kryemadhi, Rama, Basha dhe Yuri Kim

TIRANË- Në kulmin e debatit politik për hapjen e listave, ambasadorja Yuri Kim i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, marrëveshjen e 5-qershorit. Në një reagim në rrjetet sociale, Kim thotë se çdo marrëveshje përtej 5 qershorit, apo propozim duhet të bëhet në frymën e një besimi mes palëve.

“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe liderëve të tjerë angazhimet e tyre të 5 qershorit. Marrëveshjet, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të jenë në besim të mirë. Ne gjithmonë do t’ju mbështesim, por ju jeni pala përgjegjëse”,-shkruan Kim, teksa rishpërndan qëndrimin e SHBA për 5 qershorin. 

POSTIMI I PLOTE NE TWITTER: 

Këshilli Politik sërish është në ngërç për hapjen e listave. Opozita kërkon një hapje 100% dhe mosprekje të koalicioneve, e po ashtu marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR. Por PS dorëzoi të premten një draft të ri me propozime, ku sugjerohet hapja 100% e listave, por nga ana tjetër sanksionohet se është kreu i partisë ai që rendit emrat në listë, dhe se kandidatët që janë poshtë renditjes preferenciale të kryetarit duhet të mbledhin një numër votash, i cili është më i lartë se ai që i duhet partisë që të nxjerrë një mandat në një qark të caktuar, për të “thyer” listën e për të hyrë kështu në parlament. Opozita tashmë ka dërguar një letër me kërkesa në OSBE, por sipas PS, ky nuk është rasti kur duhet një ekspertizë, pasi palët nuk kanë një dakordësi. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment